SHBA – Vazhdon të rritet ndjeshëm punësimi

UASHINGTON, 5 prill /ATSH-AFP/ – Tregu amerikan i punës ka mbetur i qëndrueshëm duke sjellë një rrijte të ndjeshme të punësimit në mars pas frikës që u shkaktua nga një rënie e fortë që u regjistrua në shkurt.

Niveli i papunësisë është pranë nivelit më të ulët në 50 vite.

Ekonomia amerikane ka krijuar 196 000 vende të reja pune në mars, kundrejt 33 000 në shkurt, që rriti frikën për një ngadalësim të ashpër të punësimit.

Edhe analistët parashikonin një rritje për muajin mars, por në një nivel pak më të ulët me 170 000 vendet të reja pune. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.