Ngritja e SPAK/ KLP skualifikon 3 kandidatë, 25 të tjerë në garë

TIRANË, 5 prill/ATSH/- Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino skualifikohen nga gara për prokuror për Prokurorinë Speciale SPAK.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar të premten, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shqyrtoi listën e kandidatëve që plotësonin kushtet për ngritjen në detyrë bazuar në Raportin e Komisionit të Posaçëm.

Komisioni vendosin që 25 kandidatë të vijojnë garën, teksa 3 prej tyre, Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino të skualifikohen nga gara për prokuror për SPAK.

Fatmir Hoxha dhe Irena Nino skualifikohen pasi janë nuk janë në kushtet e ngritjes në detyrë. Komisioni vlerësoi se, të dy kandidatët kanë qenë prokurorë të Republikës së Shqipërisë dhe secili prej tyre ka një vjetërsi në sistem mbi 10 vjet. Të dy kandidatët janë  larguar me kërkesë të tyre nga sistemi i drejtësisë dhe në këto kushtet nuk plotësojnë tagrin e ngritjes nga detyra. Teksa sa i takon Gëzim Canajt, rezulton që Canaj nuk ka qenë ndonjëherë prokuror dhe nuk plotëson kushtet.

KLP gjithashtu vendosi që 25 kandidatët e tjerë të vijojnë garën. Kandidatët që vijojnë garën janë: Altin Dumani, Anita Jella, Anton Martini, Arben Kraja, Behar Dibra, Besim Hajdarmataj, Besnik Muçi, Dolereza Musabelliu, Donika Prela, Dorina Bejko, Dritan Prençi, Edvin Kondilli, Elida Kaçkini, Elisabeta Imeraj, Ened Nakuçi, Enkeleda Millonaj, Enkeleda Xhengo, Eugen Beci, Klodian Braho, Maksim Sota, Manjola Kajana, Ndini Tavani, Shkëlzen Cena, Vatë Staka dhe Vladimir Mara. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.