KINË – Pekini kërkon një mbyllje të shpejtë të negociatave tregtare me Uashingtonin

PEKIN, 5 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për një mbyllje të shpjetë të negociatave mbi një marrëvesje të re tregtare mes vendit të tij dhe SHBA-së, njoftoi sot agjencia Hsinhua.

Kjo deklaratë erdhi në një çast që spekulimet janë rritur mbi afrimin e një marrëveshje mes dy palëve që synon t’i japë fund nëntë muajve luftë tregtare mes dy ekonomive të para botërore.

“Thirrja e presidenti Xi përfshihej në mesazhin që iu transmetua nga zëvendëskryeministri kinez, Liu He, presidentit amerikan, Donald Trump gjatë takimit që zhvilluar në Uashington”, sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.