IRLANDË – Merkel: E di çfarë do të thotë kur muret bien

DUBLIN, 5 prill /ATSH-ANSA/ – Vij personalisht nga një vend i cili prej kohësh ka qenë i ndarë nga një mur, pasi kam jetuar 34 vjet prapa Perdes së Hekurt dhe e di se çfarë do të thotë kur muret bien, kur kufijtë zhduken dhe kur ne duhet të bëjmë gjithçka që kjo bashkëjetesë paqësore të ruhet, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një vizite në Dublin.

Kancelarja Merkel pati një takim me kryeministrin irlandez Leo Varadkar dhe të dy liderët dhanë një konferencë të përbashkët shtypi në Dublin pas bisedimeve me fokus procesin Brexit, ku Merkel falenderoi Varadkar për ftesën në një tryezë e rrumbullakët me persona nga zonat kufitare të Irlandës Veriore dhe Jugore./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.