FOTO/Rruga e fshatit Grabian në Divjakë, tashmë me një pamje të ndryshuar

TIRANË, 5 prill /ATSH/ – Investimet infrastrukturore në vendin tonë po krijojnë hapësira të denja dhe lehtësira për banorët.

Së fundmi rruga e fshatit Grabian po i nënshtrohet rehabilitimit për t’u kthyer në një hapësirë me standarde të denja për banorët e zonës.

Pas një periudhe kohe, rruga në hyrje të fshatit Grabian në Njësinë Administrative me të njëjtin emër do të ketë një pamje krejt ndryshe. Pasi janë pastruar kanalet në anë të rrugës në hyrje të Grabianit, bashkia Divjakë ka menduar të investojë për të ndryshuar pamjen kësaj rruge.

Pasi është rehabilituar bankina anash rrugës duke e mbushur me dhe për ta niveluar janë mbjellë rreth 250 pemë të llojit frashër dhe rreth 200 pisha. Të gjitha pemët më pas janë rrethuar dhe lyer me gëlqere. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.