Aksioni Rajonal mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor, dakordësi për një sërë çështjesh të përbashkëta

TIRANË, 5 prill/ATSH/ – Në përfundim të Konferencës Ministeriale për Ballkanin Perëndimor, e cila u zhvillua sot në Tiranës, u ra dakord për disa konkluzione me interes të përbashkët.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bën me dije se në këtë konferencë është dakordësuar për një sërë çështjesh si: Hartimi i një Udhëzuesi për Rajonin e Ballkanit Perëndimor – Përshpejtimin e Financave në Mbështetje të Projekteve Klimatike dhe identifikimin e prioriteteve të përbashkëta për veprimtarinë rajonale mbi klimën.

Gjithashtu palët kanë gjetur dakordësi edhe për nevojën për elaborimin e projekteve dhe programeve të përbashkëta, të cilat fokusohen në prioritetet e identifikuara, dhe angazhimin e fortë me burimet e disponueshme të financimit të aksioneve mbi ndryshimet klimaterike, bëre kjo edhe përmes paraqitjes së projekteve rajonale.

Të pranishëm në Konferencën Ministeriale të Ballkanit Perëndimor me titull “Aksioni Rajonal mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor”, ishin të pranishëm, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ministra nga vendet e rajonit, përfaqësues të lartë përgjegjës për mjedisin dhe klimën, si dhe donatorë.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.