SHBA – Trump kërcënon Meksikën me tarifa doganore mbi automjetet

UASHINGTON, 4 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi sot se do të vendosë tarifa doganore mbi automjetet e importuara nga Meksika nëse kjo e fundit nuk lufton në mënyrë më efikase kundër imigracionit klandestin.

“Nëse Meksika nuk do që të ndihmojë, nuk ka problem, ne do të vendosim tarifa doganore mbi automjetet e tyre”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan po kërcënon prej disa ditësh se do të mbyllë kufirin me fqinjin jugor të SHBA-së. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.