Mandzukiç rinovon kontratën me “Juventus” deri në 2021

TIRANË, 4 prill/ATSH/ – Mario Mandzukiç ka rinovuar kontratën e tij me “Juventusin”. Sulmuesi kroat ka nënshkruar zyrtarisht këtë të enjte në Torino, kontratën e re me “Zonjën e Vjetër”, e cila do të zgjasë deri në 2021.

Manzdukiç, që në 21 maj dot ë mbush 33 vjeç u transferuar te “Juventus” në verën e vitit 2015, duke zëvendësuar Carlos Tevez. Menjëherë hyri në zemrat e tifozëve bardhezi. Kroati nën kampion bote u kthyer në një kohë të shkurtër një lider në dhomat e zhveshjes dhe një element thelbësorë për “Juventusin” e trajnerit Massimiliano Allegrit. Ai ka koleksionuar 159 ndeshje me kampionët e Italisë dhe ka shënuar 43 gola, ndërsa ka dhënë dhe 19 asiste. Në sezonin aktual, Mandzukiç ka dhënë 6 asiste. Është futbollisti bardhezi që ka fituar më shumë duele në këtë sezon (132) dhe që ka arritur të dalë me sukses në 24 dylyftime.

“Karizma e Marios është një element që perceptohet çdo herë që zbret në fushë”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit bardhezi. “Mandzukiç është kampioni që tërheq pas tij skuadrën, është një shembull për skuadrën. Është një shembull që do vazhdojë të japi maksimumin për “Juventusin” edhe për dy vitet e ardhshme”, lexohet te komunikata e klubit kampionë të Italisë në shtatë vitet e fundit. Te “Juventus” Mario Mandzukiç ka triumfuar tre herë në kampionatin italian (ky do të ishte viti i katërt radhazi), tri herë në Kupën e Italisë dhe një superkupë Italie, dhe dy herë nën kampionë Europe. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.