Investimet në fshatin Senëz të Divjakës, rrjet i ri ujësjellësi dhe energjetik

TIRANË, 4 prill /ATSH – I. Vata/ – Banorët e fshatit Senëz në njësinë administrative Gradishtë, do kenë mundësi të furnizohen me ujë pa ndërprerje.

Bashkia Divjakë ka mundësuar shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit duke përfshirë për herë të parë edhe fshatin Senëz për të mundësuar ujin e pijshëm në çdo shtëpi në territorin e saj.

Një tjetër problem shqetësues për banorët e kësaj zone, ka qenë edhe furnizimi me energji elektrike.

Bashkia Divjakë konfirmon se tashmë edhe ky problem po zgjidhet, po vendosen shtylla të reja, kabinë elektrike e re dhe linjë e re me kabëll abc.

Në këtë mënyre po zgjidhet jo vetëm furnizimi me energji i familjeve, por edhe i serrave, të cilat janë burim i rëndësishëm të ardhurash për fermerët e kësaj zone. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.