Zguri: Zgjedhjet e 30 qershorit duhet të jenë të lira

TIRANË, 3 prill /ATSH – I. Vata/ – “Përplasja demokratike po vë sistemin demokratik dhe shtetin ligjor në provë dhe po rrezikon legjitimitetin e zgjedhjeve”, tha sot Kryetari i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Klement Zguri.

Gjatë raporti vjetore të veprimtarisë së KQZ-së për vitin 2018 në Kuvend, Zguri tha se viti që po kalon është vit zgjedhor kështu dhe raportimi nuk lë pa prekur nevojat dhe shqetësimet që sjellë përgatitja dhe kryerja me sukses e zgjedhjeve.

“Raportimi për vitin 2018 zhvillohet në një moment delikat për politikën shqiptare në një moment u bën sfidë palëve që të ushtrojnë fort për më shumë vetëdije, pjekuri, gjakftohtësi dhe largpamësi. Përplasja aktuale politike po vë sistemin demokratik dhe shtetin ligjor në provë. Por po zhvillohet dike pasur në shesh të betejës argumentin e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë shkaku i sherrit, përzgjedhjet rrezikojnë të bëhen kurbani i tij. Në një kohë  si kjo shumë njerëzve mund t’u lëkundët besimi te administrata zgjedhore dhe aftësia e saj për të menaxhuar procesin”, tha ai.

Zguri tha se për shumë njerëz çekuilibrimi politik mund të përkthehet në disbalancim të administrimit zgjedhor.

“Kjo kohë, kërkon që zbatimi me fanatizëm pa kompromis i ligjit për administrimin e zgjedhjeve nga ana e KQZ-së të trajtohet si kusht i pa diskutueshëm, sikurse kërkon që politika të udhëhiqet nga bindja dhe nënshtrimi ndaj ligjit. Në një kohë si kjo politika të ketë më shumë vëmendje ndaj asaj që  i ndalohet se sa ndaj asaj që i lejohet. Që zgjedhjet e ardhshme të kenë sukses, duhet që politika të ushtrojë më shumë vetë kufizim dhe ti lejoj vetes më pak liri veprimi. Përndryshe zgjedhje e ardhshme nuk do të bëhen dot nxitje për reflektim. Shans për pajtim dhe bazë për rithemelim, por do shihen gjatë si mundësi për kontestim. Shkak për delegjitimim dhe burim për turbullim”, tha ai. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.