VENEZUELË – Guaido: Asgjë nuk na ndalon për të ecur përpara

KARAKAS, 3 prill /ATSH-AFP/ – Asgjë nuk do të na ndalojë për të ecur përpara, deklaroi Juan Guaido, i cili u njoh si president i përkohshëm i Venezuelës nga rreth 50 vende, pasi Asambleja Kushtetuese i hoqi imunitetin parlamentar duke lejuar kështu ndjekjen e tij penale.

“Njerëzit janë të vendosur dhe asgjë nuk do të na ndalojë”, tha Juan Guaido, në një fjalim për mbështetësit e tij dhe gazetarët duke shtuar se nuk ka asnjë kthim pas në këtë proces./ /ash/ /em/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.