UASHINGTON – Trump: Produktet e falsifikuara që hyjnë nëpërmjet internetit dëmtojnë SHBA-në

UASHINGTON, 3 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi sot faktin që produktet e falsifikuara hyjnë në SHBA nëpërmjet shitjeve në internet duke urdhëruar qeverinë të analizojë këtë problem.

Trump nënshkroi një memorandum presidencial duke thënë se trafikimi i produkteve të falsifikuara dëmton pronën intelektuale amerikane dhe zhvlerëson reputacionin e tregtisë në internet.

“Këto produkte mashtrojnë gjithashtu konsumatorët duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe mund të rrezikojnë edhe sigurinë kombëtare nëse ndodh që produktet e falsifikuara përdoren në sistemet e mbrojtjes”, thuhet sipas këtij memorandumi. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.