PILSEN, 3 prill /ATSH-ANSA/ – Kompania çeke Skoda Electric dhe ajo gjermane Proton Power Systems kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për prodhimin e autobusëve me hidrogjen.
Dhjetë njësitë e para, të destinuara për të hyrë në shërbim në Europë në baza eksperimentale, do të shpërndahen brenda katër muajve të parë të vitit 2020.
Autobusët e rinj do të bazohen në sistemin e modulit të karburantit të quajtur HyRange System, për aplikime në shërbimin publik dhe për automjetet e rënda, të paraqitur kohët e fundit nga kompania Puchheim./ /os/ a.jor.