Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e sigurisë, përplasje me policinë

TIRANE, 3 prill/ATSH/ – Protestuesit e opozitës janë përplasur me punonjësit e policisë përpara Kuvendit, duke tentuar të çajnë kordonin e sigurisë.

Policia e Shtetit apeloi për ruajtjen e qetësisë ndërsa demonstruesit hidhnin shashka dhe fishekzjarre në drejtim të efektivëve.

Policia iu bëri thirrje organizatorëve të protestës që të marrin masat për të larguar personat me maska ose që e kanë mbuluar fytyrën me shall.

“Ruani gjakftohtësinë, ruani qetësinë. Mos hidhni kapsolla në drejtim të punonjësve të policisë. Mos u përplasni me punonjësit e policisë. Të nderuar organizatorë të protestës, merrni masa të menjëhershme që protestuesit e maskuar t’i largoni menjëherë nga protesta”, bëri apel policia.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.