PEKIN – Chao: Kina nuk ka ndërmend ta ndajë BE-në

PEKIN, 3 prill /ATSH-ANSA/ – Kina nuk ka ndërmend ta ndajë BE-në, as nuk ka kapacitetet për ta bërë këtë, ndërkohë që e konsideron partnere strategjike, theksoi zëvendësministri i Jashtëm kinez, Wang Chao.

Wang përsëriti qëndrimin e Pekinit për këtë çështje gjatë konferencës me mediet mbi vizitën kryeministrit Li Keqiang në Europë.

Li do të jetë më 9 prill në Bruksel për samitin e udhëheqësve të BE-së dhe Kinës dhe më pas do të zhvillojë një vizite zyrtare treditore në Kroaci, ku do të marrë pjesë në samitin e vendeve qendrore, lindore dhe ballkanike (të njohura si vendet 16 + 1 ).

Ndër 16 vendet, 11 prej tyre janë pjesë e Bashkimit Europian./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.