Zidane, gati lista e 13 lojtarëve që do largohen nga “Los Blancos”

TIRANË, 2 prill/ATSH/- “Real Madrid” është në prag të një revolucioni. Siç mësohet nga e përditshmja spanjolle “Marca” janë plot 13 futbollistë në prag largimi nga skuadra madrilène.

Mësohet se, drejtuesit e “Los Blancos” në bashkëpunim me teknikun Zinedine Zidane kanë vendosur të largojnë 13 futbollistë gjatë merkatos së verës. Ndër emrat që përfliten nga “AS” janë dhe futbollistë të cilët paraprakisht nuk mendohenin, çka ka surprizuar jo pak sportdashësit.

Sipas “Marca-s”, Marcelo, Bale, Varane, Vallejo, Ceballos, Brahim, Navas, Isco, Luca Zidane, Diaz, Benzema, Llorente dhe Valverde pritet që të largohen gjatë kësaj vere.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë planet e Zidane, i cili po punon edhe për listën e emrave që pritet të afrohen, ku spikasin emra të mëdhenj, si Hazard apo Mbappe. Për të dy “Real Madrid” nuk ka mbetur në heshtje, por ka nisur të vlerësojë terrenin mbi të cilin do ndërtohet strategjia për investimet kolosale që duhen bërë për blerjen e dy futbollistëve të sipërcituar. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.