VATIKAN – Papa Françesku: Kisha më e vëmendshme ndaj thirrjes së grave për drejtësi

VATIKAN, 2 prill /ATSH-ANSA/ – Kisha Katolike duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje të drejtave të grave dhe të njohë arritjet e saj të dobëta historike mbi këtë çështje, theksoi sot papa Françesku.

Duke folur për një “kishë të gjallë”, papa theksoi se ajo duhet të jetë “e vëmendshme ndaj pretendimeve legjitime të atyre grave që kërkojnë më shumë drejtësi dhe barazi’’.

‘’Një kishë e gjallë mund të shikojë prapa historinë dhe të pranojë autoritarizmin mashkullor, dominimin, format e ndryshme të skllavërimit, abuzimit dhe dhunës seksuale”, shtoi ai./ /os/ /em/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.