Ujësjellësi i ri në Rrajcë, përfaqësuesi i KfW: Përfitojnë 80 mijë banorë

TIRANË, 2 Prill /ATSH/ -Objektivi i KFW është të sjellë ujin e pijshëm jo vetëm në qytete por edhe në fshatra.

Drejtori i departamentit te KfW për Infrastrukturën Bashkiake për Europën Juglindore dhe Turqinë, Kirk Mildner u shpreh gjatë aktivitetit në Rrajcë për programin e III-të i furnizimit me ujë në zonat rurale se “së bashku me FSHZH jemi këtu për të implementuar këtë investim. Mendojmë që ky projekt do të sjellë ujë të pijshëm deri në 80 mijë banorë”.

“Uroj qeverinë e Shqipërisë, FSHZH, kontraktorët që të bëjnë një punë shumë të mirë për përmbushjen e qëllimeve”’, tha Mildner.

Shumë shpejt, theksoi ai, “do të firmosim një marrëveshje me bashkinë e Himarës që do të merret me menaxhimin e ujërave të zeza dhe zhvillimin e turizmit”.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.