SHBA – FMN: Nuk ka recesion në nivel global

NJU-JORK, 2 prill /ATSH-AFP/ – Rritja ekonomike botërore vazhdon të ngadalësohet, kryesisht për shkak të tensioneve tregtare dhe të kushteve financiare më pak të favorshme, por një recesion në nivel planetar është i përjashtuar në terma afatshkurtër, vlerësoi sot drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Në fakt, presim një rritje të ekonomisë gjatë gjysmës së dytë të vitit 2019 dhe në vitin 2020”, deklaroi Christine Lagarde.

“Por që gjërat të jenë të qarta, rritja që pritet këtë vit është e brishtë”, theksoi ajo në një fjalim të mbajtur në Dhomën Amerikane të Tregtisë në kuadër të takimeve mes FMN-së dhe Bankës Botërore. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.