Policia finalizon operacionin “Godull 2019” në Kurbin

TIRANË, 2 prill /ATSH – I. Vata/ – Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Godull 2019”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni i kryer nga Komisariati i Policisë Kurbin, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe FNSH-ja gjatë operacionit kundër lendeve narkotike kanë bërë të mundur të të arrestojnë 5 shtetas dhe 2 të tjerë të shpallen në kërkim.

Policia bën të ditur se gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras, K. K., 59 vjeç, banues në Fushë-Krujë, K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras, Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë, V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona që po punohet intensivisht për kapjen e tyre si dhe u sekuestruan armë zjarri e municione luftarake, kubikë të sapombjellë me kanabis dhe lëndë narkotike kokainë. /j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.