Gjyqtarja Albana Boksi dhe prokurori Edison Ademi në sitën e Vetingut

TIRANË, 2 prill /ATSH – I. Vata/ – Albana Boksi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, dhe dhe drejtues i Prokurorinë e Sarandës, Edison Ademi në sitën e Vetingut më 4 dhe 5 prill.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur me kalendar të ngjeshur skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në muajin prill.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë më 4 prill, ora 10:30 një seancë dëgjimore me subjektin e Albana Boksi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur trupën gjykuese që përbëhet nga Pamela Qirko, Etleda Çiftja, Firdes Shuli.

Subjekti i rivlerësimit, Albana Boksi do t’i nënshtrohet Vetingut për tre kriteret klasike: atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Edison Ademin, drejtues në Prokurorinë e Sarandës, më 5 prill, ora 09:30.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur trupën gjykuese që përbëhet nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo).

Subjekti i rivlerësimit, Firdes Shuli do t’i nënshtrohet Vetingut për tre kriteret klasike: atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.