Autoriteti i Konkurrencës, miratohet projektrezoluta në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave

TIRANË, 2 prill /ATSH/- Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot projektrezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës (AK), për vitin 2018, me ndryshimet e rekomanduara, referuar raportit të prezantuar më parë nga kreu i këtij institucioni.  

Në projektrezolutën e miratuar nga komisioni, u vlerësua roli i AK për sigurimin e një konkurrence të lirë dhe efektive në treg në zbatim të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar dhe në drejtim të mirëfunksionim të tregjeve, për t’i bërë ato konkurruese dhe sa më të hapura.

Nga ana e komisionit u sugjerua që veprimtaria e punës së AK, të orientohet drejt rritjes së nivelit të bashkëpunimit me organet e administratës shtetërore dhe lidhjes së marrëveshjeve të reja me entet rregullatore, në ruajtje të mjedisit konkurrues dhe vendosjes së balancave ekonomike dhe shtimit të numrit të hetimeve në tregjet tradicionale dhe veçanërisht në tregjet e reja shumë sensitive për publikun e gjerë.  e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.