165 ekselentë punësohen në Ministrinë e Financave dhe institucionet në varësi

TIRANË, 2 prill/ATSH/ 165 studentë të ekselencës kanë fituar të drejtën të punësohen në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet në varësi të saj.

Kryeministri Edi Rama tha sot se këta studentë ekselentë kanë marrë vendet e lira, të cilat deri dje i ndante tepsia.

“Ekselentët e sapopunësuar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ndërkohë që plot të tjerë janë punësuar në tatime e dogana, plot 165 vajza e djem në total që kanë marrë vendet e lira, të cilat deri dje i ndante tepsia”, – tha Rama. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.