Studentët ekselentë, energji e shtuar në sfidën për Rilindjen e Fshatit

TIRANË, 1 prill/ATSH/ – Studentët ekselentë të cilët janë punësuar në Administratën Shtetërore pritet që t’i japin kësaj të fundit një shtysë dhe energji të reja për realizimin e objektivave të tyre.

Për Kryeministrin Edi Rama, ekselentët e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të sjellin energji të reja në sfidën për Rilindjen e Fshatit.

“Ekselentët e punësuar në sektorin e bujqësisë e të zhvillimit rural, një energji e re në rrugën e re plot sfida të Rilindjes së Fshatit”, shprehet Rama.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.