SLLOVAKI – Tusk: Me zgjedhjen e Caputovas fituan vlerat europiane

BRATISLAVË, 1 prill /ATSH-ANSA/ – Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk përgëzon Zuzana Caputova për zgjedhjen e saj si presidente e Republikës Sllovake.

“Jam shumë i kënaqur që shoh një votim kaq të fortë në zemër të Evropës, në favor të dinjitetit politik, sundimit të ligjit dhe tolerancës’’, shkruan Tusk në letrën drejtuar Caputovës.

‘’Mbështetja juaj e qartë për një rrugë europiane dhe euroatlantike të vendit është një shenjë pozitive që vlerat që përfaqësojmë mund të mbizotërojnë mbi cinizmin e politikës së pushtetit dhe premtimet e rreme të populizmit’’, përfundoi Tusk./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.