Shqipëri-Kosovë, shoqëritë e ujësjellësve trajnim mbi menaxhimin e aseteve

TIRANË, 1 prill/ATSH/ – Shoqëritë e Ujësjellës Kanalizime nga Shqipëria dhe Kosova përfunduan me sukses trajnimin e parë 4 ditor mbi GIS/ Menaxhimi e të Dhënave të Rrjetit, në kuadër të Projektit “Menaxhimi i Aseteve – Shërbime Këshillimore për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizme”.

Ky trajnim ishte dhe hapi i parë i zbatimit të fazës së parë të projektit, në partneritet me kompaninë Hydro-Comp Enterprises Ltd dhe mbështetjen e GIZ, ORF dhe IAWD.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin 12 shoqëri Ujësjellës Kanalizime nga Shqipëria si Durrës, Berat-Kuçovë, Elbasan, Sarandë, Gramsh, Himarë, Vlorë, Kavajë, Peqin, Cërrik, Shkodër dhe Përmet, si dhe 3 kompani ujësjellësi rajonal nga Kosova, KUR –Prishtina, KRU–Hidromorava, KUR–Mitrovica.

Shqipëria është vendi i parë në rajon që ka formalizuar një program për trajnimin dhe certifikimin e stafeve të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve./k.s/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.