ROMË – Juncker: Rritja e dobët ekonomike italiane është shqetësuese

ROMË, 1 prill /ATSH-ANSA/ – Besoj se rritja ekonomike e Italisë do të arrijë vetëm 0,2 % ose zero për qind dhe kjo do të thotë se problemet e saj do të vazhdojnë të rriten, deklaroi Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Evropian, intervistuar nga Fabio Fazio në emisionin ”Che tempo che fa”.

“Unë mendoj se Italia e di se cilat janë problemet e saj. Rritja ekonomike në Itali ka mbetur prapa asaj të Evropës për 20 vjet, por jo për të thënë se është një rrezik për ekonominë botërore, sipas asaj që thotë FMN”, theksoi Juncker.

”Pavarsisht se më duket një ekzagjerim, borxhi publik është shqetësues”, theksoi ai./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.