MAKINA – Çdo 41 sekonda shitet një Golf

VOLFSBURG, 1 prill /ATSH/ – I lindur për të zëvendësuar ”Volkswagen Beetle”, sot makina ”Volkswagen Golf”, që festoi 45-vjetorin e krijimit, është në gjeneratën e saj të shtatë, ndërkohë që në horizont duket edhe Golf 8. Një histori e shpikjeve të mëdha teknologjike.

Më poshtë renditen disa fakte interesante për këtë makinë:

  • Më 29 mars 1974 dilte nga fabrika e Volfsburgut (Gjermani) Volkswageni i parë Golf.
  • Ishte lindja e një fenomeni botëror, ku deri tani janë shitur 35 milionë të tilla.
  • Gjatë 45 viteve janë prodhuar çdo ditë 2 000 makina Golf, në Gjermani, Kinë, Brazil dhe Meksikë.
  • Kjo makinë eksportohet në 155 vende.
  • Çdo 41 sekonda në të gjithë botën shitet një Golf.
  • Golfi më i fuqishëm është një GTI W12 me 650 kuaj fuqi.
  • Golfi mbetet makina më e besueshme në histori.
  • Në vitin 1993 një Golf 1 arriti të bënte një milion kilometra.
  • Zotëruesit më të njohur të një Golfi janë ish-papa Benedikti XVI, që u quajt ndryshe ”Papa Golf”.
  • Kjo makinë u shit për 188 938 euro.
  • Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ka ngarë një Golf.
  • Pas pak muajsh fillon gjenerata e tetë e Golfit./  a.jor.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.