KQZ shqyrton të martën emërimin e anëtarëve të KZAZ-ve propozuar nga PS

TIRANË, 1 prill /ATSH – I. Vata/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, zhvillon mbledhjen ku do të shqyrtojë emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve propozuar nga PS.

Në mbledhjen e së martës me 2 prill, KQZ do të shqyrtojë projektvendimin “Për emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Po ashtu në rendin e ditës së KQZ-së është dhe verifikimin i deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për këshillin bashkiak Fier, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.