Këmbim valutor, euro dhe dollari zhvlerësohen në këmbim me lekun

TIRANË, 1 prill /ATSH/ – Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim jave valutat kryesore euro dhe dollari amerikan u zhvlerësuan përkatësisht me 0,04 lekë dhe 0,23 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të hënën që përkon dhe fillim muajin prill, euro këmbehet me 125.30 lekë dhe dollari me 111.44 lekë.
Ndërkohë që valutat e tjera paundi britanik, franga zvicerane, apo dhe dollari australian dhe korona nordike, kanë forcuar pozitat në këmbim me lekun, në vlera relativisht brenda pritshmërive të Bankës së Shqipërisë.
Kursi reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare, ndonëse kërkesë ofertat në tregun vendas dominon ecurinë valutore.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 111.44 -0.23
Euro EUR 125.30 -0.04
Poundi Britanik GBP 145.98 +0.54
Franga Zvicerane CHF 112.17 +0.04
Jeni Japonez (100) JPY 100.40 -0.43
Dollari Australian AUD 79.33 +0.27
Dollari Kanadez CAD 83.46 +0.32
Korona Suedeze SEK 12.05 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 12.99 +0.06
Korona Daneze DKK 16.79 +0.01
SDR SDR 154.71 -0.30
Ari(OZ 1) XAU 143877.91 -318.21
Argjend(OZ 1) XAG 1683.36 +0.06
Juani Kinez (onshore) CNY 16.61 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 16.59 -0.02
Lira Turke TRY 19.82 +0.02

e.xh/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.