FOTO/ Vizitorë të shumtë e shijuan diellin e fundjavës në Voskopojë

TIRANË, 1 prill /ATSH/ – Vizitorë të shumtë kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën me diell duke shijuar monumentet e kultit në Voskopojë.

Guidat e kishave në Voskopojë të realizuara nga DRRK Korçë njohin vizitorët me arkitekturën dhe historinë që mbartin këto kisha duke i ofruar atyre një rrugëtim mes historisë dhe kultit. Çdo ditë turistë të shumtë vizitojnë monumentet e kultit në Voskopojë.

Voskopoja mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike e historike dhe e veçanta e saj janë objektet e kultit kishat, të cilat i kanë shpëtuar deri diku rrënimit dhe këto janë: ”Shën Nikolla”, ”Shën Maria”, ”Shën Ilia”, manastiri i ”Shën Prodhromit”, ”Shën Thanasi”, ”Shën Mehilli”, të cilat janë monument kulture të kategorisë I dhe për të cilat në vazhdimësi është treguar kujdes për t’i restauruar dhe për t’i ruajtur vlerat arkitekturore të këtyre monumenteve.

Voskopoja gjithashtu ruan dhe potencialin e saj turistik. Fshati, i cili ka të ndërthurur vlerat historike, kulturore dhe bukuritë natyrore, po tërheq përherë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Përveç të huajve, fshatit nuk i mungojnë as pushuesit nga kryeqyteti apo qyteteve të tjera të Shqipërisë, gjithashtu të pandarë janë qytetarët e Korçës./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.