Foto/ Tirana jo vetëm e pastër, por edhe më e gjelbëruar

TIRANË, 1 prill/ATSH/ – Tirana jo vetëm është qyteti më i pastër, por edhe më i gjelbëruar.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar javë të mbarë, ndërsa e ka cilësuar kryeqytetin shqiptar si shtëpinë e madhe më të gjelbër se kurrë më parë. Ai e ka shoqëruar publikimin e tij me një sërë fotosh.

“Fundjavën e mbyllëm me Orën e Tokës, e dhjetëra të reja të dhuruara nga qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm. Shtëpia jonë e madhe sot është më e gjelbër se kurrë, ndaj le ta mbajmë pastër, të lëvizim me biçikleta, e të përdorim materiale të riciklueshme”, shprehet Veliaj.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.