FOTO/ Sezoni turistik, punime në sitin arkeologjik të Zgërdheshit

TIRANË, 1 prill /ATSH/ – Specialistët e mirëmbajtjes kanë nisur përgatitjen për mirëmbajtjen e siteve arkeologjike dhe aseteve të trashëgimisë kulturore për sezonin e ri turistik.

Punonjësit e DRKK Durrës, në bashkëpunim me bashkinë e Krujës vizituan dhe pastruan sitin arkeologjik të Zgërdheshit, ku mendohet nga shumë studiues e historianë, se ndodhen rrënojat e Albanopolis, kryeqendrës së popullsisë së albanëve.

Ky proces ishte i nevojshëm për t i paraprirë një vizite të planifikuar si bashkëpunim i DRKK Durrës dhe UAMD, Departamenti i Turizmit, vizitë kjo që do të pasohet me një plan veprimi në vazhdimësi në lidhje me promovimin dhe tërheqjen e vëmendjes ndaj këtij aseti të trashëgimisë sonë arkeologjike. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.