Bordet e administrimit, një nga anëtarët u propozua nga studentët

TIRANË, 1 prill/ATSH/ – Në kuadër të “Paktit për Universitetin” Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë hapi një proces aplikimesh për zëvendësimin e të gjithë anëtarëve të emëruar nga ministria, ndërsa sot përfundon i gjithë procesi, me emërimin në tre universitete të mbetura.

“Të gjithë anëtarët e bordeve janë zëvendësuar me kandidatët me të mirë. Në 26 mars janë mbyllur aplikimet në tre universitet e mbetura dhe sot bëhet emërimi i tyre”, – tha Shahini. Sipas saj, Ministria e Arsimit në këto dy muajt e fundit ka ecur me shpejtësi në drejtim të angazhimeve konkrete. Shahini nënvizoi se pas protestës së studentëve në muajin dhjetor, ministria mori përsipër plotësimin e disa kërkesave që u takonin universiteteve.

Ajo u bëri apel të gjithë universiteteve për bashkëpunim. “I ftoj të gjitha universitet të na bashkangjiten në bashkëpunimin. Duhet të sjellin propozimet e tyre për t’i bërë sa më të realizueshme për universitet”, – përfundoi Shahini.

Risia ka qenë fakti se një nga kandidatët për anëtarësinë e bordeve në universitete është propozuar ose do të propozohet nga studentët, sipas Paktit për Universitetin.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.