Akuzat e PD për zjarrvënie të qëllimshme, reagon Spiropali

TIRANË, 1 prill/ATSH/ – Zëdhënësja e Qeverisë dhe ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike e cila pretendon se vatrat e zjarrit të shpërthyera në disa zona të vendit janë të qëllimshme, duke kërkuar gjithashtu thirrjen në prokurori të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Përmes një njoftimi Spiropali thekson se: “E dashur Zonja Çupi PD, flm për “dhuratën”, por s’jam shefja politike e Oltës. Kam nderin të jem mikja e kolegia e saj. Sa për qeverinë e destabilizuar mos qaj hallin e kalorësit xhan, dhe uroj sinqerisht të shihemi në zgjedhjet e 2021-shit. Të fala miqve!”

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.