326 zjarre në Kosovë, Haradinaj kërkon kujdes nga qytetarët

PRISHTINË, 1 prill /ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm  takoi përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend, ku kërkoi nga ta koordinim, si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës.

Haradinaj i bëri thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara.

“Gjatë ditëve të fundit jemi ballafaquar me 326 zjarre, prej të cilave aktive vazhdojnë të jenë njëmbëdhjetë. Mëngjesin e sotëm kam takuar përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend dhe kam kërkuar nga ta koordinim si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës. I falenderova krerët e mekanizmave të sigurisë si dhe KFOR-in për reagimin e shpejtë dhe profesional në menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara”, tha Haradinaj. /KosovaPress//e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.