TIRANË, 30 mars/ATSH/ – Pas përfundimit të specializimit 4-vjeçar, spitalit bashkiak të Kuçovës do t’i shtohen edhe 3 mjeke të tjera, duke shtuar cilësinë dhe shërbimet e marra në këtë spital.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerata Manastirliu u ka uruar punë të mbarë tre mjekeve në ushtrimin e profesionit të tyre në këtë spital.
“Punë të mbarë dr. Jerta, dr. Gladiola, dr. Florida!
Tre mjeke të reja i shtohen ekipit të spitalit bashkiak të Kuçovës, duke jetësuar shërbime si Obsetrikë-Gjinekologjia, Pediatria dhe Sëmundjet e Brendshme, pas përfundimit të ciklit të specializimit 4-vjeçar”, shprehet Manastirliu.
/e.caushi/
