Sezoni veror, AKU intensifikon kontrollet në tregjet ushqimore

TIRANË, 30 mars /ATSH/- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) ka intensifikuar kontrollet në tregjet ushqimore, restorantet dhe fast-foodet, për t’i paraprirë rritjes së sigurisë ushqimore në prag të afrimit të sezonit veror, që shoqërohet fluks të lartë të turistëve, vizitorëve dhe rritje të konsumit ushqimor.

AKU bën të ditur se në fund të vitit 2018, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë depozituar 169 ankesa apo denoncime lidhur me mungesën e sigurisë ushqimore, raste  për cilat AKU i marrë në shqyrtim dhe i ka ndjekur hap pas hapi nga gjoba, paralajmërime dhe bllokime aktivitetesh.

e.xh/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.