FUTBOLL – Mançester Sitit rikthehet në krye të klasifikimit pas fitores me Fullhamin

LONDËR, 30 mars /ATSH-DPA/ – “Mançester Siti” rikthehet në krye të Premier Ligës pas fitores së lehtë 2-0 të arritur sot kundër “Fullhamit”.

Bernardo Silva dhe Serxhio Aguero shënuan golat që në 27 minutat e para të lojës dhe më pas “Siti” menaxhoi lehtësisht rezultatin duke dalë një pik para “Liverpulit”, që luan nesër kundër “Totenhemit”.

Nga ana tjetër “Mançester Junajtid” mund të arrijë “Totenhemin” në vend të tretë nëse arrin të mund sot “Uatfordin”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.