FOKUS – Papa Françesku në Marok për rritjen e bashkëpunimit mes myslimanëve dhe katolikëve

.

Papa argjentinas është i pari në historinë e katolicizmit që vizitoi Gadishullin Arabik muajin e kaluar, kur shkoi në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ku nënshkroi një dokument për rritjen e bashkëpunimit mes myslimanëve dhe katolikëve.

Në Marok, papa Françesku do të vizitojë një institut për trajnimin e predikuesve myslimanë, si pjesë e përpjekjeve të vendit afrikano-verior për promovimin e Islamit të moderuar.

Po sot, ai do të takohet me migrantët në një qendër grumbullimi që drejtohet nga një fondacion bamirës katolik.

Nesër, papa Françesku do të mbajë një meshë për 23 000 katolikët marokenë.

”Shkoj në Marok si një pelegrin i paqes dhe vëllazërisë, në një botë që ka shumë nevojë për to”, tha papa Françesku në një mesazh përpara nisjes në Rabat.

Kjo është vizita e dytë e një pape në Marok, që prej asaj të Gjon Palit II në vitin 1985./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.