ALGJER – Një milion persona kërkojnë ndryshimin e regjimit

KAJRO, 30 mars /ATSH-ANSA/ – Një milion persona manifestuan dje në rrugët e Algjerit për të kërkuar ndryshimin e regjimit, njoftoi BBC.

Edhe pse mungojnë të dhënat zyrtare, ky manifestim mund të jetë më i madhi nga ato që ndodhin çdo të premte që nga data 22 shkurt dhe, që për pjesëmarrjen, kishin kulmuar me demonstrimin e 8 marsit.

Për herë të parë, të katër stacionet televizive publike të vendit e transmetuan drejtpërdrejt këtë protestë./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.