Agjencia Telegrafike Shqiptare

SOFT NEWS – “Merkel” pushton operat e Holandës

UTRET, 29 mars /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka frymëzuar një opera vagneriane me muzikë elektro në Holandë.

Opera “Merkel” bëri premierën e saj në qytetin e Utrehtit dje në mbrëmje, duke e vendosur politikanen ikonike gjermane dhe përpjekjet e saj për të menaxhuar krizën e refugjatëve të vitit 2015 në qendër të tematikës që trajton.

Regjizorja, Floor Houwink Ten Cate, e përshkroi këtë pjesë si një ode për përpjekjet e “kësaj gruaje dukshëm pa ego”.

Opera bazohet në fjalime, informacione nga persona të afërm me Merkelin, biografitë, kujtime të fëmijërisë por përdor gjithashtu edhe takime fiktive.

Kjo opera do të fillojë të bëjë xhiron e Holandës nga sot, duke vizituar teatrot e qyteteve të ndryshme.

Merkeli ka qenë në krye të ekonomisë më të madhe europiane për 13 vite, por ka njoftuar se mandati aktual do të jetë i fundit për atë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version