SHBA – Autoritetet akuzojnë FB për diskriminim të tregut të pasurive të paluajtshme

NJU JORK, 29 mars /ATSH-ANSA/- Autoritetet amerikane akuzojnë Facebook për diskriminim ndaj tregut të pasurive të paluajtshme për t’i lejuar reklamuesit të kufizojnë aksesin tek ata që mund të shohin reklamat e tyre në bazë të racës, fesë dhe origjinës.

Departamenti i Zhvillimit Urban në një padi akuzon gjithashtu Facebook se ka përdorur të dhënat e tij për të përcaktuar se kush nga përdoruesit e saj mund të shohë reklama të caktuara të pasurive të paluajtshme.

“Facebook është diskriminues’’, thotë Ben Carson, sekretari për Zhvillimin Urban.

‘’FB duke përdorur një kompjuter për të kufizuar përzgjedhjet e pasurive të patundshme, diskriminon se si ‘të përplasë’ derën në fytyrën e dikujt’’, përfundoi ai./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.