Koski: Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk do të ndalet

TIRANË, 29 mars /ATSH – I. Vata/ – “Shqipëria ka bërë përparim domethënës. Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara”, ka deklaruar sot zëvendësshefi i Misionit në Detyrë, Dan Koski, në Konferencën Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas zhvilluar sot në Tiranë.

Zëvendës Shefi i Misionit në Detyrë, theksoi se “Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësi që Kushtetuta parashikon. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurt për këtë gjë – Reforma në Drejtësi nuk do të ndalojë”.

‘’Shqipëria ka bërë një përparim domethënës, por rruga për të ndërtuar ëndrrën shqiptare është ende e gjatë”, tha ai.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për ta ndërtuar këtë ëndërr. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë për të zbuluar rrjetin e korrupsionit dhe për të çmontuar rrjetet e krimit të organizuar, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund të angazhohen në sipërmarrje duke krijuar mundësi ekonomike për veten dhe të tjerët”, tha ai.

Më tej, Dan Koski shton se “së bashku, ne kemi bërë progres që mund ta nxjerrim në pah. Është një përparim që do ta bëjë Shqipërinë një vend më mikpritës për investitorët. Është një përparim që do të krijojë një shoqëri më të drejtë dhe më etike për popullin shqiptar. Reforma e drejtësisë është një shembull i tillë. Ajo vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur dhe sipas planit. Shtetet e Bashkuara janë krenare t’i ndihmojnë këto institucione të reja, ndërkohë që ato ecin  përpara. Shqiptarët së shpejti do të kenë sistemin më të ndershëm dhe më transparent të drejtësisë, të siguruar nga kushtetuta e tyre. Qytetarët shqiptarë duhet të ndjehen të sigurt për këtë gjë, reforma e drejtësisë nuk do të ndalet.”

“Puna që po bëni për të forcuar planifikimin territorial të Shqipërisë dhe zhvillimin ekonomik është shumë e rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe për ëndrrën shqiptare që ne të gjithë e duam për të gjithë ata që e ndjekin’’, theksoi ai. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.