Këmbim valutor – Forcohet dollari, zhvlerësohet euro

TIRANË, 29 mars /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fundjavë, monedha e gjelbër amerikane është forcuar me 0,27 lekë, ndërsa euro është zhvlerësuar lehtë me 0,03 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari këmbehet  me 111,67 lekë ndërsa euro këmbehet me 125,34 lekë.
Ecuria e këmbimit valutor vendas reflekton kërkesë- ofertën e tregut dhe luhatjet janë brenda pritshmërive të Bankës së Shqipërisë.
Sipas BSH-së, gjatë dy muajve të parë të këtij vit, kursi i këmbimit shfaqet relativisht i qëndrueshëm, duke pasqyruar balancimin më të mirë të kërkesës dhe ofertës për valutë.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 111.67 +0.27
Euro EUR 125.34 -0.03
Poundi Britanik GBP 145.44 -0.90
Franga Zvicerane CHF 112.13 +0.17
Jeni Japonez (100) JPY 100.83 -0.19
Dollari Australian AUD 79.06 +0.04
Dollari Kanadez CAD 83.14 +0.15
Korona Suedeze SEK 12.04 +0.08
Korona Norvegjeze NOK 12.93 +0.03
Korona Daneze DKK 16.78 -0.01
SDR SDR 155.01 +0.02
Ari (OZ 1) XAU 144196.12 -1,338.24
Argjend (OZ 1) XAG 1683.30 -13.92
Juani Kinez (onshore) CNY 16.63 +0.08
Juani Kinez (offshore) CNH 16.61 +0.08
Lira Turke TRY 19.80 -0.20

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.