Thaçi dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë gjendjen e sigurisë

PRISHTINE, 28 mars /ATSH/ -Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot u takua me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin bisedoi për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

“KFOR-i mbetet institucioni më i besueshëm në Kosovë, për të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim është konstatuar se gjendja e sigurisë është e mirë./KosovaPress//e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.