Segmenti Kashar-Rinas, përfundon faza e parë e punimeve emergjente

TIRANË, 28 mars/ATSH/ Segmenti rrugor Kashar-Rinas, një projekt që është në fazën e miratimit të tij dhe shumë shpejt do të nisim nga implementimi.

Drejtoresha e Autoritet Rrugor Shqiptar, Sonila Qato deklaroi sot se “katër javë më parë kemi ardhur në këtë segment rrugor Kashar-Rinas në kryqëzimet e Laknasit dhe Domjes për të evidentuar problematikat që kemi pasur për shkak të rrezikshmërisë që ky kryqëzim sjell për publikun dhe mjetet që qarkullojnë, si një pikë e zezë, e cila ka shkaktuar ndër vite aksidente”.

Qato theksoi ”siç e kemi premtuar, kemi realizuar fazën e parë të punimeve emergjente në këto katër javë, duke garantuar një sinjalistikë vertikale dhe horizontale, që i garanton të gjitha mjeteve sigurinë rrugore dhe jemi gati duke implementuar një projekt të qëndrueshëm, i cili rregullon gjeometrinë e rrugës përmes një rrethrrotullimi, që disiplinon të gjithë qarkullimin në këtë aks”.

/m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.