Protesta para Kuvendit, mbështetësit e opozitës kapsolla ndaj kordonit të policisë

TIRANË, 28 mars /ATSH – I. Vata/ – Protesta e opozitës nisi me përplasje me Policinë para Kuvendit, ndërsa kreu i Partisë Demokratike është bashkuar me mbështetësit e opozitës, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë partiakë.

Protestuesit kanë hedhur shashka ndaj kordonit të Policisë, ndërsa ka pasur tentativa për të çarë kordonin. Veç protestuesve para Kuvendit, mbështetës të opozitës janë grumbulluar para Ministrisë së Punëve të Brendshme. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.