Projektbuxheti i UT për 2019-ën, Fakulteti i Ekonomisë: Janë reflektuar të gjitha kërkesat e studentëve

TIRANË, 28 mars/ATSH/ – Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka njoftuar studentët se projektbuxheti i konsoliduar i UT-së për vitin 2019 është përfunduar.

Përmes një njoftimi, Fakulteti i Ekonomisë bën me dije se në këtë projektbuxhet janë parashikuar të gjitha kërkesat e studentëve, si dhe rikonstruksioni i plotë i godinave të këtij fakulteti.

”Ju bëjmë me dije se projekt-buxheti i konsoliduar i UT për vitin 2019 është përfunduar. Në këtë projekt buxhet janë parashikuar dhe reflektuar të gjitha kërkesat e studentëve si dhe Rikontruksioni i plotë i godinave të Fakultetit. Kemi besimin e plotë se do të miratohet si Buxhet në momentin më të parë në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës. Menjëherë pasi të jetë miratuar në Senat do të nisim procedurat për të kryer investimin e rikonstruksionit”, thuhet në njoftim.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.