Java e derbit “Tirana”-“Partizani” në basketbollin shqiptar

TIRANË, 28 mars/ATSH/- Kalendari kampionatit shqiptar të basketbollit, sjell këtë fundjavë derbin kryeqytetas, “Tirana”-“Partizani”.

Sipas programit të përcaktuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit, kryendeshja e javës do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje në orën 18:00 në pallatin e sportit “Farie Hoti”.

Kryesfida e vlefshme për javën e 18 të Super-ligës, do ta pasohet nga sfidat, “Goga Basket”- “Teuta”, ndërsa “Kamza” do të luajë përballë “Vllaznisë”.

Për momentin kampionatin e udhëheq “Goga Basket”, që në 17 javë kampionat renditet në vendin e parë me 32 pikë, kurse “Teuta” në vendin e dytë me 30 pikë. Në shkallën e tretë të klasifikimit ndodhet “Partizani” me 26 pikë, e ndjekur nga “Tirana” me 25 pikë, që ka një mundësi të artë për të kalua të kuqtë në renditje. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.